Bashkohu me gjeneratën R

PRODUKTET NE OFERTE

SASIA E ZBRITJES NE EURO

EOS R5

                          210 € 

EOS R6

                          125 €

EOS R

                            83 €

EOS RP

                            50 €

RF 50mm f/1.2 L USM

                          125 €

RF 85mm f/1.2L USM

                          125 €

RF 85mm f/1.2L USM DS

                          166 €

RF 15-35MM F2.8 L IS USM

                          125 €

RF 24-70MM F/2.8 L IS USM

                          125 €

RF 28-70mm f/2 L USM

                          166 €

RF 24-105MM f/4-7.1 IS STM

                            20 €

RF 24-105mm f/4 L IS USM

                            58 €

RF 24-240mm f/4-6.3 IS USM

                            50 €

RF 70-200 f/4 L IS

                            83 €

RF 70-200 f/2.8L IS USM

                          125 €

RF 35mm f/1.8 MACRO IS STM

                            20 €

RF 100-500mm f/4.5-7.1L IS USM

                          150 €

RF 85mm f/2 IS STM

                            30 €

RF 600mm f/11 IS STM

                            30 €

RF 800mm f/11 IS STM

                            35 €

Extender RF 1.4x

                            30 €

Extender RF 2x

                            35 €

 

Rregullat dhe kushtet e promocionit
"Bashkohu me gjeneratën R"
të Canon CEE

  1. PRODUKTET NË OFERTË, PERIUDHA E OFERTËS DHE PJESËMARRËSIT NË TË
  • Kjo ofertë vlen vetëm për blerjet e cilitdo prej produkteve të renditur më lartë/të bashkëngjitura (“produktet në ofertë”) në Kosovë nga partnerët e autorizuar në periudhën 1.6.2021 deri në 31.12.2021 (“periudha e ofertës”). Produktet në ofertë mund të shiten vetëm si një trup kamere, ose si pjesë e një kiti, lenteje ose pakete por vetëm NJË kërkesë mund të bëhet për çdo kit ose paketë. Blerjet duhet të jenë të vërteta në para ose ekuivalente të tyre.
  • Të gjithë pjesëmarrësit duhet të jenë të moshës 18 vjeç e lart dhe duhet të jenë rezidentë në Zonën Ekonomike Evropiane ose Zvicër (ZEE) ("Pjesëmarrës") ose duhet të jenë banorë të ndonjë prej vendeve në vijim: Shqipëri, Kosovë, Maqedonia e Veriut, Serbi, Bosnjë e Hercegovinë.
  • Konsiderohet se të gjithë pjesëmarrësit janë dakord dhe pranojnë t’i përmbahen këtyre rregullave dhe kushteve.
  • Të gjitha produktet duhet të jenë blerë në Kosovë dhe duhet t’u jepen dhe shpërndahen shitësve nga Canon CEE GmbH (“Canon”) ose nga kompanitë e grupit Canon që ndodhen brenda ZEE. Ju lutem pyesni shitësin e dyqanit nëse është kështu për të mos u zhgënjyer. Dyqanet online duhet të kenë një adresë të regjistruar/adresë postare në Kosovë.

Partnerët pjesëmarrës:

ZGATAR ELECTRONICS LLC

1.5  Të gjitha produktet e ofertës duhet të jenë produkte të reja dhe origjinale Canon.  Blerjet e dorës së dytë, produktet e riparuara ose rregulluara, ose produktet që janë false ose shkelin në ndonjë mënyrë të drejtat e pronës intelektuale të grupit të kompanive Canon (për shembull, duke përfshirë por jo vetëm produktet paralele ose “gri”) nuk kualifikohen për këtë ofertë. Për të mësuar më shumë rreth produkteve paralele, shikoni https://www.canon-europe.com/about_us/serial-number-checker/.

 

  1. SË TË MERRNI PJESË
  • Për të marrë pjesë në promocion, pjesëmarrësi duhet të blejë një produkt promocional në Kosovë, gjatë periudhës promocionale DHE të paraqes një kërkesë të vlefshme online mes datave 1.6.2021 dhe 15.1.2022.
  • Kërkesat duhet të paraqiten në mënyrë të plotë dhe të saktë, duke plotësuar (duke specifikuar numrat e serisë EMEA të produktit) një formular kërkese online në CANON - JOIN GENERATION R. Pjesëmarrësit duhet të skanojnë, ngarkojnë dhe bashkëngjesin te formulari i kërkesës online, kopje të faturave ose konfirmime porosish për blerjet në internet. Pjesëmarrësit gjithashtu do të duhet skanojnë, ngarkojnë dhe bashkëngjisin në formularin e kërkesës online të fotos së kodit EAN dhe numrin serik. Pjesëmarrësit do të marrin brenda 28 orësh një email, ku konfirmohet që kërkesa e tyre është pranuar. Nëse nuk merrni një email konfirmimi brenda 28 orëve nga përpunimi i pretendimit tuaj, ose nuk keni qasje në kompjuter, ju lutemi na kontaktoni në info@canon.com
  • Produktet e ofertës janë subjekt i disponueshmërisë për sa kohë zgjat stoku. Canon nuk do të jetë përgjegjës nëse dyqanet e shitjes nuk bëjnë porositë e produkteve të ofertës gjatë periudhës së ofertës.
  • Canon nuk do t'i shqyrtojë kërkesat që janë marrë pas datës së mbylljes për marrjen e kërkesave të 15.1.2022. Canon nuk do t'i shqyrtojë kërkesat që, sipas mendimit të tij, janë të paplota ose të palexueshme. Canon nuk do të mbajë përgjegjësi për kërkesat e vonuara ose që nuk janë marrë me sukses.
  • Mund të bëhet vetëm një kërkesë për çdo produkt oferte.
  • Kërkesat nga bizneset ose individët që bëjnë blerje në sasi të mëdha (më shumë se 6 produkte oferte gjatë periudhës së ofertës, përveç rasteve ku produktet përkatëse janë përfshirë në kite ose paketa siç tregohet në pikën 1.1) nuk do të pranohen të hyjnë në këtë ofertë.
  • Kjo ofertë nuk mund të jepet së bashku me çfarëdo oferte tjetër.

 

  1. KTHIMI I PARAVE
  • Pjesëmarrësit do të marrim Cashback në shumat që tregohen për blerjet e produkteve promocionale.
  • Pas marrjes dhe verifikimit të kërkesës, Canon do të marrë masa për të kryer një pagesë me transfertë bankare në llogarinë e pjesëmarrësit. Nuk do të lidhet asnjë marrëveshje tjetër dhe nuk do të jepen para ose çeqe. Çdo tarifë bankare do të zbritet nga pagesa e Cashback.
  • Transferta bankare është bërë nëpërmjet Hyperwallet.
  • Pas marrjes së kërkesës të plotë dhe të vlefshme, Canon do të marrë përsipër ta kryejë transfertën brenda 28 ditësh.
  • Në rast se pjesëmarrësi nuk zgjedh një nga valutat që tregohen te formulari i kërkesës, Canon do të zgjedhë një valutë.
  • Vetëm një pagesë me transfertë bankare do të ofrohet për çdo kërkesë të vlefshme.
  • Nëse jeni i regjistruar për TVSH në Kosovë dhe merrni një kthim të parave, kjo mund të zbresë vlerën e tatueshme të blerjes suaj, dhe prandaj mund t’ju duhet të që ta zbritni vlerën e tatimit.
  • Çdo taksë, përgjegjësi ose detyrim që vendoset mbi Cashback ose që ka të bëjë me të, do të jetë përgjegjësi e pjesëmarrësit dhe Canon nuk pranon asnjë përgjegjësi për këtë aspekt.

 

  1. BËRËSI I OFERTËS
  • Bërësi i ofertës është Canon CEE GmbH, Oberlaaer Straße 233, 1100 Vienna, Austria.

 

  1. MOHIMET
  • Deri në shkallën maksimale të lejuar me ligj, Canon nuk do të mbajë përgjegjësi për asnjë humbje, dëmtim ose lëndim të çfarëdo natyre të shkaktuar në çfarëdo mënyre, që has pjesëmarrësi në këtë ofertë. Sidoqoftë, asgjë në këto rregulla nuk do të ketë efektin e përjashtimit ose kufizimit të përgjegjësisë së Canon për lëndimet ose vdekjet e shkaktuara nga pakujdesia e vërtetuar e punonjësve ose agjentëve të Canon.
  • Canon ushtron të drejtën të shmangë, ndryshojë, dhe/ose ndryshojë këtë ofertë në çfarëdo kohe pa mbartur asnjë përgjegjësi çfarëdo qoftë.
  • Canon ushtron të drejtën të auditojë çfarëdo kërkese për t’u siguruar për pajtueshmëri me këto rregulla dhe kushte dhe për të kërkuar informacione shtesë dhe dokumentacione mbështetëse. Canon ushtron të drejtën të përjashtojë kërkesat dhe/ose pjesëmarrësit nëse dyshon se me ofertën po abuzohet në ndonjë mënyrë. Vendimet e Canon në lidhje me ofertën janë finale dhe nuk do të hyhet në asnjë lloj korrespondence.

 

  1. TË DHËNAT

6.1. Canon Europa N.V., 59 Bovenkerkerweg, 1185 XB është kontrollori i të dhënave në lidhje me të dhënat personale që japin pjesëmarrësit. Të gjitha të dhënat personale që na jepni, do të përpunohen nga Interpay Sales Promotions, IDA Business & Technology Park, Ring Road, Kilkenny, Ireland për qëllim të administrimit të këtij promocioni, nëse zbatohet, për qëllime marketingu - në rastet kur pjesëmarrësit kanë zgjedhur të marrin komunikime marketingu nga Canon. Të dhënat personale mbahen në mënyrë të sigurt dhe mund të transferohen te një server i sigurt jashtë EEA.

6.2. Të dhënat personale të mbledhura nga pjesëmarrësit janë objekt i rregullores së Canon për privatësinë e të dhënave të konsumatorit http://www.canon.com.al/privacy-policy/.

  1. LIGJI DHE JURIDIKSIONI

Këto rregulla dhe kushte, dhe çdo mosmarrëveshje që lind prej tyre ose në lidhje me to do të qeveriset dhe interpretohet në përputhje me ligjet e Austrisë dhe do të jetë subjekt i juridiksionit jo-ekskluziv të gjykatave të Austrisë.